Por, Villa nuk ndaloi me gola dhe e shënoi të tretin me anë të John McGinn në minutën e 35-të.

 

Watkins arriti të realizonte het-trikun e tij qysh në pjesën e parë, duke shënuar në minutën e 39-të nga një asistim i Trezeguet.

Pjesa e dytë u dominua sërish nga vendasit që shënuan edhe tre gola të tjerë.

 

Ross Barkley që është i huazuar nga Chelsea te Villa, debutoi me gol në minutën e 55-të, derisa Grealish kompletoi het-trikun e asistimeve.

Salah arriti që sërish të shfaqej në listën e golashënuesve, pasi shënoi për 5-2 në minutën e 60-të nga një asistim i Roberto Fiminos.

 

Grealish  më pas shndërroi rolin nga një asistues në golashënues, duke realizuar pas vetëm gjashtë minutash nga goli i egjiptianit.

Ishte minuta e 65-të, kur anglezi e shënoi edhe golin e tij të dytë personal në ndeshje, për të turpëruar kampionin në fuqi.

 

Pas javës së katërt, Aston Villa është në vendin e dytë me nëntë pikë, po aq sa ka Liverpooli në të pestin. /Telegrafi/