“Turp”/ Rama sulmon BE-në për mos liberalizimin e vizave për Kosovën, përshëndet dialogun me Serbinë

13:15 02/10/20202min114
rama-dhe-hoti-780x405-1

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Kosovës, ka deklaruar se së bashku do të arrijnë që të ngrenë reputacionin e Kosovës në sferën ndërkombëtare, teksa nuk ka lënë pa përmendur mos liberalizimin e vizave për Kosovën, që e cilëson si një turp të BE.

“Mos liberalizimi i vizave për Kosovën është një turp për BE, një turp i pa shkëlqyeshëm dhe i pajustifikuar për sa kohë liberalizimi i merituar mbetet në fuqi. Jo për arsye se Kosova nuk ka bërë detyrat, por sepse Kosova është marr peng nga dinamikat e brendshme të BE. Kosova duhet të presë si mbarojnë një palë zgjedhje në një vend dhe pastaj kur ka zgjedhje në një vend duket sureale”-tha Rama teksa ka përgëzuar edhe vijimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtarë.

“Takimi i Uashingtoni, rihapja e dialogut me Serbinë me ndërmjetësimin e BE, janë disa prej shenjave kuptimplota të përparimit diplomatik të Kosovës muaj e fundit. Vlerësoj qasjen e mençur të Kosovës në dialogun me Serbinë, duke hequr çdo pengesë për rinisjen e dialogut që në fakt koha dhe faktet treguan se ishte një pengesë që Kosova ja vuri vetvetes.

Dialogu mbetet i vetmi instrument për të fituar çështjen e shtruar për zgjidhje. Çdo bishtnim nga dialogu krijon vetëm iluzione në rrjetet sociale dhe media e dobëson pozicionin e Kosovës qoftë së brendshmi, qoftë së jashtmi me botën. Në shumë pak kohë u arrit të restaurohej një krisje shumë e madhe që pati pasoja jo të vogla për Kosovën dhe u arrit një hap në Uashington që do të flasë gjithmonë e më mirë”- është shprehur Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto