TURP! Janullatos dërgon Mitropolitin e Elbasanit në ceremoninë mortore të anti-shqiptarit Amfilohije: Ishim të ngjashëm

10:17 02/11/20206min124
Screenshot_3-3 (1)

Mund të konsiderohet pa frikë një turp i madh. Bëhet fjalë për pjesëmarrjen e Mitropolitit të Elbasanit Hiresi Andoni, në ceremoninë mortore të anti shqiptarit kryepopit serb Amfilohij.

Ka qenë Radio “Ngjallja”, që ka bërë me dije pjesëmarrjen e Mitropolitit të Elbasanit Hiresi Andoni, në këtë ceremoni.

Në njoftimin që ka shpërndarë Radio “Ngjallja”, një media shumë pranë Kishës Ortodokse Shqiptare, thuhet se Hiresi Andoni mori pjesë në ceremoninë mortore të Mitropolitit te Malit te Zi, me bekimin e Anastas Janullatos.

Madje, në njoftim thuhet diçka e vërtetë. “Figura dhe kontributi i ngjason shume me atë të Kryepiskopit tone Anastas”, thotë njoftim. Në fakt, figura e tyre është e ngjashme, pasi si Amfilohij, po ashtu edhe Anastas, njihen për kontributin e tyre kundër Shqipërisë.

Më 1 nëntor 2020 u zhvillua ceremonia mortore e Mitropolitit të Malit të Zi Amfilokie në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Podgoricë.

Me bekimin e Kryepiskopit Anastas, Kishën e Shqipërisë e përfaqësoi Mitropoliti i Elbasanit Hirësi Andoni, diçka që u mirëprit nga vëllezërit ortodokse atje.

Mitropoliti Amfilokie ishte një figurë e nderuar e Orthodhoksisë si për formimin e tij teologjik ashtu dhe për atë shpirtëror. Që nga viti 1990 ai udhëhoqi këtë Mitropoli në ringritjen pas periudhës të persekutimit komunist atje.

Figura dhe kontributi i tij ngjason shumë me atë të Kryepiskopit tonë Anastas, për të cilin Mitropoliti Amfilokie ushqente një respekt të veçantë, jo vetëm si pedagogun e tij, por edhe për figurën e tij shumë dimensionale por dhe për kontributin e jashtëzakonshëm në ringritjen e Kishës në Shqipëri, e cila u gjend në rrethana edhe me të vështira.

I përjetshëm kujtimi i tij. Amin.”- thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *