‘Trupi i tij ‘humbi’ për disa orë në morg’ / Rrëfimi tronditës i qytetares që i vdiq babai nga COVID-19

19:39 14/08/20206min112
thumbs_b_c_1e475629189af04ecdbcb72c75709999

Situata e krijuar nga Covid-19 në Kosovë është tepër e rënduar, me numrin e viktimave dhe infektimeve të reja që po rriten çdo ditë.

Një qytetare nga Kosova, e quajtur Bardha Leka ka treguar me anë të një postimi të gjithë përvojën e saj të keqe, duke u shprehur se nuk ka mundur dot as t’i japë lamtumirën e fundit babait të saj.

Ajo shkruan ndër të tjera se, jo vetëm nuk u lejua ta varroste babanë e saj, por atë ditë nga morgu e njoftuan se trupi i të atit kishte humbur dhe nuk po gjendej, duke pritur rreth 1 orë e gjysme në ankth derisa trupi i babait të saj të ndjerë u gjend.

Rrëfimi i plotë:

Per gjitha perjetimet qe i kalova , deri sa te percolla te varri Babe , mbas veti e kisha nje laps dhe nje leter.

Le ta kuptojn te gjithe , cka eshte me jetu e me vdek ne Kosove.

Po e filloj me tregu tmerrin e dites kur me vdiq Baba.

12 gusht ora 16:30 e Merkur.

Sipas protokollit shtetror, nuk guxum me livrit Trupin e babes prej vendit ku ka ndrru jete.

Nuk guxum me ja la trupin as me vesh me rroba te reja . Sna lane me ja hek as rrobat qe i boni uje te lagta nga vujtjet qe i shkaktojke smundja.

Mbet baba i shtrire ne dhome i mbulum veq me nje qershaf te holle, duke e prit me ardhe me marre nje e ekip speciale.

Ekipa u vanua bukur shume 2 ore e teper.

As nuk u pershendetem me babe,as sna lane me ja bo adetet fetare qysh e ka meritu.

U nis baba me dy persona te panjohur per ne morgun e qytetit.

Ne naten e tij ma te veshtire nuk qendroj askush me te.

Tmerri vazhdon diten e Neserme 13 gusht –

Familjaret na dhane lajmin qe varrimi i babes bohet ne ora 17:00 pa prezencen e askujt, as te familjareve.

Ne insistuam dhe nuk pranuam qe Baba me u varros ne ate menyre.

Mbas 100 thirrjeve e intervenimeve me te njofshem.

Na lejuan qe familja dhe rrethi ngusht te marre pjes ne varrim.

Gjithsesi u treguam tolerant e vendosem qe ti respektojm vendimet e ‘ protokollit shtetror ‘

U be ora 16;00

Ne familjaret u beme gati me percjell baben per ne banesen e fundit.

Ne ora 17:00 ishin te gjithe tek varrezat duke e prit me lot ne sy ti japim

Lamtumire e fundit.!!!

Dielli i asaj dite pervelojke, e ne në ate vape mbetem duke prit me ardhe ajo ekipa ‘ speciale ‘ me pru Trupin e Babes!!!

Vajti ora 17:30 dhe askush nuk bohet i gjalle .

Fillum me telefonu ne numrat qe i kishim me pyt qka po ndodhe pse u vanun aq shume.

Si duket telefonatat nuk kryenin pune, eshte dasht vllau dhe migjen me shku ne Morgun e qytetit dhe me pa cka po ndodhe.

Kur shkuan aty Morgu mbylle!!!

Fillojn me thirre prap me i sjell numrat e me kuptu cka po ndodh.

Dhe mbas 1 ore vje personi pergjegjes thot qe nuk ka trup ne Morg!!!!!

SubhanAllah , qesi Shteti kemi ne qe edhe te vdekurit ne Morg ju humbin.

Ata pa te voglen meshire , luan me ndjenjat e tona . Luanin me shpirtin e babes tem qe ate nate mbete i strukur ne nje ngrirje te thelle edhe atë i vetmuar pa asnje njeri afer.

Gjithsesi mbetem ne familja ne varreza duke na djeg i nxeti e bashk me te nxetin dhimbja malli e merzia.

Kurse vllau e xhaxhi duke luftu me forca te veta per me e gjet trupin e babes.

Pritem deri sa ekipa qe e murr Baben me gjet vendin ku e kan lane.

Ne ora 18:45 u gjet baba po ne te njejtin vend ku personi pergjegjs ishte i sigurt qe nuk ka trup mrenda.

E prunen Baben ne arkivolin e ftoft, nuk e pame a e kan pastru , a ja kan largu ato rroba , a e kan zbukuru per me dal para Allahut ashtu si ishte pedant, i bukur dhe zotni.

E varrosem baben e bashk me te edhe nje cope te zemres tem e mbuloj dheu.

Ma ban Hallall Babush.

Se ke meritu aspak me shku n’kete mnyre.

Po kjo Kosove te ka borgj shume cka.

E mua kur t’me vij dita me ardhe te ti BAB, e kur te dal para Allahut, do ti kerkoj llogari te gjithe atyre luajten me trupin tond, e qe neve dhimbjen e plagen, na kan ba edhe ma te thelle.

Allahu te shperbleft me graden ma te larte te Xhennetit inshallah.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto