‘Trupat i fusnin në furra për djegie’ / Ish-ushtari serb rrëfen detaje tronditëse nga masakrat ndaj shqiptarëve të Kosovës

13:33 14/10/20202min154
serbi-foto-780x405-1

Një ish-ushtar i forcave ushtarake serbe ka bërë disa deklarata tronditëse për masakrat që janë kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës, ndërsa dha detaje edhe për fshehjen e trupave.

Sipas tij, ka një varrezë masive mes Izbicës dhe Kodernicës (Skënderajt), ku disa civilë që ishin shumica romë bënin nxjerrjen e kufomave të shqiptarëve dhe i ngarkonin në një kamion ushtarak serb.

Ish-ushtari mbërriti në ditën e tretë kur puna ishte drejt përfundimit dhe po rrafshohej terreni ndërsa kufomat po dërgoheshin drejt Mitrovicës ku përfundonin në furra për djegie.

“Ka dëshmitarë të tjerë, jo nga ky por një terren tjetër. Në bazë të hulumtimeve tona të pakta, një pjesë e kufomave ka përfunduar në Smedrevë, në furra për djegie, ashtu sic kanë shkrirë tanket dhe pajisjet ushtarake pas luftës. Nga ana e jo serbëve nuk ka dëshmi. Problemi më i madh është se pak njerëz kanë mbajtur shënime. Nuk kemi pasur aparate që të fotografonim. Mund të flasim vetëm nga shënimet zyrtare që kemi marrë. Kemi qenë në atë terren pa e ditur që kishte qenë varrezë masive. Bëhet fjalë për rreth 140 njerëz të vrarë”, tha ish ushtari për RTV Dukagjini.

Ai pranoi se serbët janë fajtorë për shumë fatkeqësi të kosovarëve, ndërsa thekson se ishin organizuar në njësi të mbrojtjes territoriale dhe keqtrajtonin popullatën shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto