Trump shkarkon Faucin: Njerëzit janë lodhur duke e dëgjuar, ai është një katastrofë

19:20 19/10/20202min105
trump-and-fauci-1-780x439

Me një telefonatë me stafin e fushatës presidenciale, presidenti Donald Trump  shkarkoi Anthony Faucin, ekspertin më të lartë të sëmundjeve infektive amerikane, duke e quajtur atë si një “katastrofë”.

“Njerëzit janë lodhur nga COVID”, tha Trump. “Njerëzit janë lodhur duke e dëgjuar Faucin dhe të gjithë këta idiotë”, shtoi ai, raporton CNN.

Presidenti shtoi se nëse do ta kishte dëgjuar mjekun në lidhje me COVID-19, SHBA-ja do të kishte “500 mijë vdekje”.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, deri më tani kanë vdekur rreth 220 mijë persona si shkak i coronavirusit në Amerikë.

Fauci, i cili ka shërbyer si drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive për gati 40 vjet, ka kërkuar vazhdimisht një qasje të kujdesshme dhe të drejtuar nga shkenca ndaj pandemisë.

Ndryshe, Fauci reagoi javën e kaluar pasi fushata e Trumpit e përdori atë në një reklamë për rizgjedhjen e presidentit, ku sipas tij, e cituan “plotësisht jashtë kontekstit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto