Trump mund të jetë i vetmi në planet që mori këto 3 ilaçe për Covid-19

09:38 06/10/20204min107
Trump-Covid (1)

Nëse sëmureni me Covid-19, mos prisni të merrni të njëjtin trajtim si ai që mori Presidenti amerikan, Donald Trump.

Mund të duket e qartë se udhëheqësi i SHBA-ve do të merrte vëmendje shtesë dhe kujdesin më të mirë të mundshëm, por në fakt disa nga trajtimet që ai po merr nuk janë as në dispozicion për publikun e gjerë.

Trump mund ta ketë harruar këtë fakt kur ai u tha miliona ndjekësve “Mos kini frikë nga Covid”.

“Ndihem më mirë sesa 20 vjet më parë!” shkroi ai në Twitter të hënën, duke mos përmendur që amerikanët e tjerë me sëmundjen vdekjeprurëse nuk kanë qasje në ilaçet dhe trajtim që ai mori.

Para se të shtrohej në spital të premten, Trump mori terapinë eksperimentale të antitrupave të Regeneron, e cila mund të zvogëlojë nivelet e koronavirusit dhe ka treguar rezultate premtuese në një testim tek 275 pacientë.

Por trajtimi ende nuk ka marrë autorizimin e përdorimit urgjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave. Kompania bioteknike Regeneron tha se siguroi ilaçin pas një kërkese nga mjekët e Trump.

Për shumicën e njerëzve, “marrja e aksesit në ilaçe të pa aprovuara ende përmes një kërkese për përdorim mund të jetë një proces i gjatë dhe sfidues”, tha Klinika Mayo, duke renditur një seri kërkesash që shumica e pacientëve do të duhet të plotësonin.

Por Trump e mori mjekimin të premten, vetëm një ditë pasi ai doli pozitiv për Covid-19, sipas sekretarit të shtypit të Shtëpisë së Bardhë dhe mjekut të Trump.

“Sigurisht, ai është Presidenti i SHBA. Ai mund të marrë çdo mjekim, pavarësisht nëse është i autorizuar për përdorim urgjent ose jo, në rastin e trajtimit të antitrupave”, u shpreh epidemiologia Dr Seema Yasmin.

“Ka pothuajse 210,000 amerikanë që kanë vdekur gjatë muajve të fundit sepse reagimi pandemik ka qenë kaq i keq. Dhe ata sigurisht nuk kanë marrë qasje në këtë lloj trajtimi.”

Ky nuk është avantazhi i vetëm që Trump ka, krahasuar me qindra mijëra amerikanë të tjerë që janë shtruar në spital me koronavirus.

Trump mund të jetë ‘i vetmi pacient në planet’ për të marrë këto 3 ilaçe

Përveç terapisë eksperimentale me antitrupa, Presidentit Trump gjithashtu iu dha remdesivir dhe dexamethasone.

“Presidenti mund të jetë pacienti i vetëm në planet që ka marrë ndonjëherë këtë kombinim të veçantë të ilaçeve”, tha Dr. Jonathan Reiner, profesor i mjekësisë në Universitetin George Washington.

Remdesivir nuk ka marrë miratimin e FDA për trajtimin e Covid-19, por ka marrë një autorizim të përdorimit emergjent nga agjencia.

Trump gjithashtu ka marrë dexamethasone, një kortikosteroid i lirë dhe i disponueshëm gjerësisht që mund të zvogëlojë inflamacionin. Por gjithashtu shtyp sistemin imunitar, kështu që zakonisht nuk rekomandohet për pacientët me Covid-19 nëse situata nuk është e rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto