Trump i shkruan letër Hotit: Mezi pres që të forcojmë partneritetin mes dy vende tona

10:48 09/10/20202min109
download (79)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i ka shkruar një letër kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, ku e falënderon për takimin në Shtëpinë e Bardhë.

E vlerësoj angazhimin tuaj të palëkundur për të siguruar stabilitet dhe paqe në Ballkan dhe në botë. Mezi pres që të vazhdojmë forcimin e partneritetit në mes kombeve tona dhe ju përcjell urimet më të mira për ju dhe popullin e Kosovës”, thuhet në letrën e Trump.

Kryeministri Hoti ka falënderuar presidentin Trump për përkushtimin e tij.

“Faleminderit President Donald Trump për kujdesin dhe përkushtimin tuaj për paqe e siguri në Ballkanin Perëndimor dhe në botë. Të rrojë gjatë miqësia Kosovë– ShBA!”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto