Tronditi me deklaratën e tij për homoseksualitetin, Gabriel Gako heq dorë nga televizioni: Nuk do më shihni më

15:30 12/10/20202min148
Gabriel-Garko-FB-1068x681

Pak ditë më parë një deklaratë e një prej aktorëve më tërheqës në mbarë botën ka tronditur mbarë opinionin publik. Gabriel Garko pranoi publikisht para ish të dashurës së tij, Adua de Vesco, se kishte prirje të tjera seksuale dhe se këtë gjë e kishte mbajtur të fshehtë prej vitesh, nga të gjithë.

“Lidhja ime e parë e dashurisë ka qenë me një djalë që quhej Riccardo. Isha në lidhje me të për 11 vite. 14 vite më parë mora një shtëpi larg të gjithëve. Riccardo dhe unë jetonim bashkë, por jetonim një situatë false. Kur miqtë vinin për darkë, në fund të mbrëmjes ai bënte sikur largohej më pas kthehej prapë. Kur dilnim apo shkonim me pushime ishim gjithmonë grup”, ka rrëfyer Garko, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjet.

Ndërkohë ai ka thënë se nuk do të jetë më pjesë e televizionit si dhe sqaroi se homoseksualiteti i tij nuk është një lojë apo diçka për të tërhequr vëmendjen. Lidhur me puthjet që ka shkëmbyer me partneren e tij në publik u shpreh  se nuk kishte asgjë të vërtetë dhe si një aktor që është vetëm ka aktruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto