Tronditet qyteti i Elbasanit, ekzekutohet me armë zjarri vëllai i të shumëkërkuarit për grabitjen në Rinas(EMRI)

09:16 17/09/20201min91

Screenshot_1-77

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në qytetin Elbasanit.

Policia e këtij qyteti ka bërë me dije se është vrarë me armë zjarri, vëllai i Talo Çelës, një nga grabitësit e 4.6 mln eurove në Rinas në 9 prill 2019.

Mësohet se 50-vjeçari Bujar Çela është ekzekutuar me armë zjarri para një lokali në Bradashesh rreth orës 05:45.

Elbasan/ Informacion paraprak

Rreth orës 05:45 , në fshatin Bradashesh,  Elbasan,  në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri para një  lokali shtetasi B.Ç., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes ,  identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Shërbimet e Policisë kanë  ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të qytetit të Elbasanit, pika kontrolli në akset rrugore  nacionale në bashkëpunim me DVP Durrës, Fier e Tiranë .

Në ndihmë të shërbimeve të DVP Elbasan kanë ardhur dhe FNSH dhe RENEA dhe vijon krehja e zonës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto