
Drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, njëherësh zv.drejtor, Gjovalin Loka, doli ditën e sotme para Vettingut.
Loka është përballur me një të papritur të madhe, pasi Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit që po merret me vlerësimin e punonjësve të Policisë së Shtetit, ka zbuluar se ai ka qenë operativ i sigurimit të shtetit.
Ai ka qenë i vetëm përballë anëtarëve të Vettingut, ndërsa ka kërkuar që të mos gjykohet për studimet e aso kohe.
“Mos më diskriminoni për studimet në atë kohë. S’kam kontaktuar asnjë nga bashkëpunëtorët e sigurimit,” mësohet të ketë thënë Loka.
Loka është në pozicion të vështirë, pasi e ka fshehur të kaluarën e tij, por ka qenë Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit për vettingun në Policinë e Shtetit, që e ka zbuluar një gjë të tillë.
Nuk dihet nëse zv/drejtori i Policisë së Shtetit do të shkarkohet nga detyra.