“Tronditës dhe i pabesueshëm lajmi” Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Presidentit të “Fax News”, Kasem Hysenbelliu

10:21 05/12/20202min127
auto_10460829_10152616463751523_4066779136800608389_o1607156622-e1607159444541-445x350

Presidenti Ilir Meta shpreh trishtimin e tij për ndarjen parakohe nga jeta të Presidentit të “Fax News”, Kasem Hysenbelliu i cili u shua mëngjesin e sotëm pasi nuk mundi të fitojë dot betejën me koronavirusin.

Meta thotë se në këto momente të vështira i gjendet pranë familjarëve, ndërsa shpreh solidaritet edhe për gazetarët e “Fax News” dhe Faxweb.al, të cilët i inkurajoi të vazhdojnë misionin dhe ëndrrën e lënë përgjysmë nga Presidenti Hysenbelliu.

STATUSI I PLOTË

Tronditës dhe i pabesueshëm lajmi për humbjen e parakohshme nga jeta të Kasem Hysenbelliu, Presidentit të “Fax News”, kësaj media të lirë, të pavarur e dinjitoze.

 

Në këto momente të vështira jam pranë nënës, bashkëshortes, fëmijëve, familjarëve, miqve, kolegëve e gazetarëve dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të pazëvendësueshme.

 

Solidaritet me të gjithë gazetarët e “Fax News” dhe Faxweb.al, të cilët i inkurajoj të vazhdojnë misionin dhe ëndrrën e lënë përgjysmë nga Presidenti Hysenbelliu, për të ndërtuar një media të lirë, zëri i çdo qytetari në nevojë dhe çdo kauze sociale, zëdhënëse e pakompromis e opinionit publik.
I paharruar kujtimi i Kasem Hysenbelliut!
U prehsh në paqen e merituar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto