
Partnerja e sulmuesit Mauro Icardi, Wanda Nara është shumë e komentuar në rrjete sociale për format bombastike trupore. Nara ekspozon shpesh trupin e saj në rrjete sociale dhe komplimentohet gjithmonë sidomos kohët e fundit në fotografitë ku shfaqet me bikini.
Ajo i ka habitur të gjithë me deklaratën e saj të fundit për partnerin. Gjatë një interviste 36 vjeçarja u shpreh se futbollisti përjeton humbjet e skuadrës së tij dhe nuk dëshiron të kryejë marrëdhënie seksuale pas ndeshjes, nëse PSG nuk fiton.
Modelja dhe prezantuesja televizive i tha revistës italiane ‘Repubblica delle Donne’: “Unë nuk di çfarë të them.
“Ai duhet ta provojë para një ndeshje, por Mauro është shumë profesionist dhe nuk bën asgjë para një ndeshje”, shtoi ajo.
“Ai e bën vetëm pastaj dhe atë nëse ndeshja shkon mirë. Nëse nuk shkon mirë, ai as nuk dëshiron të më shikojë”, ka thënë Wanda Nara.