Trondit dëshmia e xhaxhait të 15-vjeçares së përdhunuar: Lista po zgjerohet, janë 8 pedofilë. Sot autorët do ishin në varr, ia lamë shtetit. Thirrja për ambasadoren Kim

13:14 24/05/20212min152
Screen Shot 2021-05-24 at 2.14.05 PM

Ngjarja e rëndë në Mirditë, ku një 15-vjeçare u abuzua seksualisht nga disa persona, duket se po merr përmasa edhe më të rënda.

Xhaxhai i vajzës ka thënë sot në një dëshmi për emisionin ‘Me zemër të hapur’ se ka dyshime që rrethi i personave që kanë abuzuar me të miturën të ketë qenë edhe më i madh.

Sipas tij, dyshohet se abuzuesit janë 8 dhe jo 5 nga sa u pretendua më herët. Mes të tjerash ai i bëri thirrje shtetit që të zbardhë ngjarjen si dhe të çojë autorët para drejtësisë. Ai i bëri thirrje edhe ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim.

“Ka edhe persona të tjerë të implikuar. Sot pasi pamë dhe një protestë madhështore, në përkrahje të kësaj minorene, në luftë kundër këtyre pedofilëve. Lista e pedofilëve është me e gjerë. Numri nga 5, në bazë të të dhënave, shkon në 8. Ato tabulatet që janë sekuestruara nga prokuroria, i kam thënë oficerit, që tabulatat nuk preken dhe se do t’i hapë prokurorja. Iu bëj thirrje prokurores që t’i shoh këto tabulate dhe njerëzit që janë futur në këtë grup, të merren të pandehur. I them shtetit; “shtetin tim e dua shumë, se i kemi falur 5 njerëzit. Se sot do ishin në varr”. Unë i kërkoj në mënyrë të veçantë ambasadores Yuri Kim që të ndjekë me përparësi këtë gjë, dhe gjykatave.”, tha ai.

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto