Tritan Shehu, Rama hajduti që bërtet kapni hajdutin.

09:32 06/09/20204min60
shehu-tritan

Do te ishte me mire qe Kryeministri mbasi ta pershendeste ate mareveshje te mos tentonte ta perdorte per polemika, por nuk ke cfare ben kur te “djeg”!
Duke degjuar dje Z.Rama qe morri “guximin” per te mbrojtur te pa mbrojteshmen dhe te akuzoje te pa akuzueshmit nepermjet asaj, kur i vetmi qe mund te akuzohet eshte ai vete, dua t’i them:
—Se pari ato elemente te diskutueshem aty jane pasoje e politikave te tij te mbrapshta, qe ne keto vite zbehen pozicionin e Shqiperise, lidhjet tona me Perendimin e aleatet kryesore, duke i kaluar Vucic rolin paresor per stabilitetin e Rajonit.
—Ju po falenderoni me te drejte sot Presidentin Trump, por mos harroni cfare keni thene per ate duke tentuar te interferoni ne zgjedhjet e atij vendi epiqender e demokracise, si dhe “hijet” qe mund te kene lene ato veprime aventureske.
—Nqs aty flitet per “Shengenin Ballkanik”, nuk flitet per ate inisiative te Vucicit tellalli i se ciles ju u bete. Ndryshimi thelbesor eshte se ju dhe Vucic ne mareveshjen e Nishit e late ne hije Kosoven duke e futur tek entiteti i “Jugosllavise se Re”. Presidenti amerikan e imponoi ate si identitet te pa varur, dhe kjo eshte krejt e kunderta e programit Vucician te proklamuar nga ju.
—Z. Kryeminister, ju si struci anashkaloni gjithashtu dicka thelbesore aty, ju vertet mendoni se ne ate mareveshje u futen rastesisht maredheniet diplomatike Kosove-Izrael, denimi i Hezbullahut, u deklarua hapja e ambasades kosovare ne Jeruzalem apo transferimi i asaj serbe po aty? Nga sa me kujtohet ishit ju qe denuat ShBA me vote per keto inisiativa e te ngjashme, duke krijuar edhe zullume te tjera te rrezikeshme.
Besoj nuk i keni haruar…ne Washington nuk i harojne!
—Dhe tashti se fundmi desheroj tju pyes, po ju a do ta vendosni ambasaden e Shqiperise ne Jeruzalem?

Image may contain: 1 person, suit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto