Tritan Shehu/ Bravo naftëtarve por edhe minatorët duhet të reagojnë

11:57 14/10/20203min129
download - 2020-10-14T115641.604

Memaliaj, një qytet që ka egzistuar me minierat e qymyrit duke arritur në 2800 minatorë në vitet 80-te, tashti është i zhytur në varfëri e braktisje të cdo lloji:
–Kjo qeveri mbylli dhe spitalin e atij qyteti kur ai mund të kthehej në një qëndër lokale parandalimi, mjekimi, reabilitimi etj për disa nga sëmundjet profesionale të minatoreve të qymyrit a më shumë. Një pjesë e madhe e atyre vuajnë nga dëmtime të rënda pulmonare, që kanë nevoje për ndihmë e mbështetje të specializuar dhe që fatkeqësisht jua shkurtojnë shumë jetën apo dëmton rëndë cilësinë e saj.
–Nuk ka asnjë kujdes të vecantë për gjëndjen shëndetësore të tyre në nivel të kujdesit parësor, për vaksinimin gratis qoftë edhe për virozat periodike, egzaminimet speciale laboratorike, pulmonare e kardiake, që duhet të bëjnë periodikisht, rimbursimit të mjekimeve qoftë dhe akute. Të ndodhur në këtë gjëndje shëndetësore edhe pasojat e sëmundjeve të tjera. Qoftë dhe të gripit të zakonshëm janë shumë më të rënda se sa mbi pjesë të tjera të popullësisë etj.
–Nuk ka asnje zhvillim për pensionet suplementare të domosdoshëm të tyre, për keto vite që u kanë mbetur për të jetuar. E njëjta gjë edhe ndaj familjeve të atyre ish minatorë, që nuk jetojnë më, duke u ndarë në moshë të re e varfëri të plotë.
Dhe të gjitha këto elementë së bashku me të tjerë të lidhura me transportin, jetën sociale etj përbëjnë “Statusin e Minatorit”.
Fatkeqësisht kjo Qeveri e papërgjegjëshme e hodhi në kosh projektin e paraqitur disa kohe më parë duke lënë në harese gjithëcka, me gjithë premtimet ne 3 D që ka bëre.
Në këto kushte ka vetëm një mundësi, presioni i fortë i atyre, organizimi i mirë e protestat e pa lëkundëshme, të cilat unë dhe si i votuar nga ata njerëz i inkurajoj, duke i cilësuar të domosdoshme dhe legjitime.
Rilindja nuk kupton gjuhë tjetër përvecse asaj të presionit e forcës popullore.
Kush ka akoma iluzione se mund te vendosë jo vetëm të drejtat sociale, por dhe ato universale e demokratike me lutje, letra, diskutime etj nuk ka kuptuar asgjë nga sa ka ndodhur këto vite në Shqipëri.
Regjimet shëmben!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto