Rezultati u zhbllokua në minutën e 57-të, kur pas një harkimi të Hakan Calhanoglu nga gjuajtja e lirë, Rafael Leao reagoi në zonë për të shënuar.

Dy gola nga Rafael Leao (Foto: Twitter/AC Milan)

Goli i dytë erdhi nga Theo Hernandez, i cili rrëmbeu një top nga mesi i fushës dhe shkoi drejt sulmit për të shënuar (76’).

Dy minuta më pas,  Franck Kessie priti një top në zonë dhe ia ktheu Rafael Leaos, i cili shënoi golin e dytë personal (78’) dhe të tretin për Rossonerët.

Kjo ishte fitorja e tretë e Milanit në tri xhirot e para në Serie A dhe numëron nëntë pikë, po aq sa ka edhe Atalanta në krye të tabelës. Për Spezian, kjo ishte humbja e dytë në tri ndeshje, ndërsa ka regjistruar edhe një fitore.

 

 

https://twitter.com/IAmSaquon/status/1312809430271119361