Tregon tmerrin nga aksidenti i djeshëm, vajza që humbi këmbën: Makina erdhi papritur, kisha shumë dhimbje…

12:39 11/06/20212min103
unnamed-5

Xhesina Gega, 24-vjeçarja që u aksidentua ditën e djeshme në rrugën “Xhefiza Keko” në Tiranë ka rrëfyer për ABC të gjithë skenën e tmerrshme që përjetoi.

E reja është në gjendje të stabilizuar tek spitali i Traumës, por këmbën e ka humbur në moment. E kontaktuar nga gazetarja e ABC, 24-vjeçarja ka thënë se ka qenë duke pritur në trotuar shoqen e saj pasi kishin planifikuar të takoheshin. Gjithashtu konfirmohet se Xhesina Gega nuk ishte shtatzënë.

“Mbaj mend të gjithë skenën. Po prisja një shoqe, në këtë moment shoh që më vjen një makinë. Nuk e kam humbur vetëdijen, kisha shumë dhimbje,” ka thënë e reja.

24-vjeçarja ende nuk i ka takuar familjarët pasi ka thënë se prindërit i ka në Greqi.  E reja i’u nënshtrua menjëherë operacionit sapo mbërriti tek Trauma, ndërsa mjekët thonë që po bëjnë gjithçka.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në rrugën “Xhanfize Keko”, 24 vjeçarja u përplas nga 19-vjeçari Jehon Breçani, djali i ish-zv.drejtorit të policisë, Erzen Breçani. 19-vjeçari po lëvizte me shpejtësi të madhe dhe humbi kontrollin, ku përplasi rëndë të renë.

Gjithashtu në ambientet e spitalit është parë edhe Erzen Breçani, i cili është interesuar për gjendjen e të rese që u aksidentua nga i biri. Ky i fundit është arrestuar nga policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto