“Tre të rinjtë e zhdukur në Shkodër janë gjallë” Çfarë po heton policia dhe dyshimet mbi ngjarjen

12:18 08/10/20208min208
640-0-5f7e168775865

Zhdukja e tre të rinjve në fshatin Vrith të Shkodrës që nga data 3 tetor ku pavarësisht kërkimeve në terren, ende nuk ka një gjurme.

Ndërsa e vetmja pistë e deri tanishme është konflikti mes Daniel Pepaj me Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj.

Konflikti që dyshohet të ketë nisur për një sasi kanabisi të vjedhur.

Nga deklarime e familjarëve të tre të rinjve, shihet mospërputhje dhe mungesë lidhjes së të dhënave.

Në njërën anë prindërit e Klement Pepaj kanë deklaruar se djalin nuk e kanë parë që nga pasdreka e së shtunës kur ka dalë nga shtëpia, ndërsa babai i Daniel Pepaj mësohet të ketë deklaruar se djalin e dinte në Mal të Zi dhe kishte dy javë që nuk e shihte.

Ndërsa vellai i Vilson Çutaj, Olsi Çutaj i cili edhe ka bërë njoftimin në polici ka deklaruar se vëllai i ka telefonuar dhe i ka thënë do vonohem pak.

Kjo telefonatë është kryer pasdreken e së shtunës. Po ashtu të ketë deklaruar se paraditen e së shtunës vellai i tij Vilsoni dhe kushëriri Klementi kanë pasur një konflikt në qendër të Bajzës.

Mospërputhja e orareve të lëvizjes ngjallë dyshime dhe se grupi hetimor është duke ndërtuar një tjetër pistë hetimi.

Vetë deklaratat kontradiktore të familjarëve të tre të rinjve mbulojnë me mjegullnajë gjithë hetimin e nisur.

Tashmë në skenë mësohet të ketë dalur edhe pista e pengmarrjes së tre të rinjve nga një person, apo persona të tjerë, për shkak që sipas hetimit kemi të bëjmë me një sasi prej 50 kilogramë lëndë narkotike të vjedhur.

Të dhënat e policisë tregojnë se Daniel Pepaj, mbrëmjen e së shtunës është parë në Shkodër. Ndërsa po ashtu edhe deklarata e shoferit të mjetit, cili ka dëshmuar se të shtunën në darkë rreth orës 21:00 të datës 3 tetor 2020, Daniel Pepaj e ka ndaluar dhe i ka kërkuar që ta dërgoi deri në Bajzë.

Mos përputhja e fakteve të deklaruara nga familjarët e tre të rinjve ka futur në amulli grupin hetimor, i cili tashmë ka hapur edhe një pistë tjetër hetimi, atë të marrjes peng të tre të rinjve.

Dyshime këto që kanë çuar grupin hetimor në hapjen e kësaj piste për shkak të mos përputhjes së deklaratave. Por edhe mungesës së ndonjë gjurme në terren të tre të rinjve.

Nga sa mësohet konflikti mes tre të rinjve ka ndodhur paraditen e së shtunës në qëndë të Bajzës, ku policia ka marr dëshmitë rreth kësaj ngjarje, shkruan abcnews.al.

Nga ana tjetër e ëma e Klement Pepaj, Gjelina Pepaj deklaron se i biri ka dal nga shtëpia pasdreken e së shtunës sipas saj i ka thënë se po shkoi të pi një kafe deri në qendër të fshatit Vrith.

Baba i Klement Pepaj, Nush Pepaj shprehet se I është thënë se pasditen e së shtunës i kanë thënë në polici por edhe persona tjerë se Daniel Pepaj është parë të shtunën pasdreke në fshatin Zagorë me armë zjarri.

I vëllai i Vilson Çutaj ka deklaruar se vëllai i tij së bashku me Daniel Pepaj dhe Klement Pepaj janë takuar në Zagorë për të marrë një plaçkë, në vendin ku e kanë lënë.

Fshati Zagorë është rreth 30 minuta me makinë larg fshatit Vrith, ndërsa në zonën e Rrencit duhen edhe rreth 40 minuta në këmbë për të shkuar, nga ku edhe janë dëgjuar krismat.

Ndërsa të rinjtë kanë udhëtuar nga Bajza në drejtim të fshatit Zagorë, nga ku edhe kanë kanë shkuar të marrin “plaçkën”, që dyshohet se ka qenë kanabisi i vjedhur, për të cilën dyshohet kanë akuzuar Danjelin.

Kjo është ajo që mësohet të ketë deklaruar Olsi Çutaj, vëllai i Vilson Çutaj.

Ndërsa babai i Daniel Pepaj, Rrok Pepaj, ka deklaruar se të birin e dinte se ndodhej në Mal të Zi duke punuar në ndërtim, dhe se kishte dy javë që nuk e shihte.

Ndërsa nga ana e policisë në marrje në pyetje të banorëve të zonës, ata janë shprehur se atë ditë të shtunë nuk kanë parë në fshat asnjërin nga të rinjtë.

Vetë fakti se tre të rinjtë kanë shkuar në Zagorë, ndërsa krismat janë dëgjuar në Rrenc, ka nxitur grupin hetimorë të hap një pistë tjetër atë të zhdukjes së gjurmës.

Pasi udhëtimi në këmbë nga fshati Zagorë deri në zonën e Rrencit është shumë ë vështirë, dhe se si zonë më e afërt me fshatin Zagorë është zona e fshatit Vuç.

Pasi, sipas informacioneve si në zonën e Rrencit ashtu edhe në Zonën e fshatit Vuç ka parcela me kanabis.

Ndërsa krismat e armëve janë dëgjuar rreth orës 15:00 të së shtunës së 3 tetorit në zonën e Rrencit. Vetë mungesa e bashkëpunimit mes familjeve me grupin hetimor, fsheh një mister të madh rreth gjithë kësaj ngjarje.

Pasi, nga sa mësohet edhe nga gjurmimi i telefonave të tre të rinjve, ai i Klement Pepajt ka qenë aktiv deri te dielen e 4 tetorit në ora 16:00, në afërsi të fshatit Vrith, ndërsa telefoni i Vilson Çutajt ka rezultuar aktiv deri në ora 17:00 në zonën e Razmës.

Nga ana tjetër, deri tani banorët e zonës kanë kërkuar së bashku dhe me forcat e policisë në zonën e Rrencit një zonë që ndodhet në bjeshkët mes Vrithit dhe Razmës, por pa asnjë sukses.

Vilson Çutaj 37 vjeç nga Bajza, Klement Pepaj 25 vjeç nga Vrithi dhe Daniel Pepaj nga Vrithi janë zhdukur që nga data 3 tetor 2020. /Marrë nga ABCNews/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto