
Një 16 vjeçare ka gjetur vdekjen pasi është shtypur nga rimorkio e traktorit që drejtonte gjyshi i saj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gabrevcë të Radovishit në Maqedoninë e Veriut, mbrëmjen e djeshme.
Mediat vendase raportojnë se e reja ishte në traktor me gjyshin e saj, por është rrëzuar dhe fatkeqësisht rimorkio e ka zënë poshtë, duke i shkaktuar vdekjen.
“E mitura është rrëzuar dhe shtypur nga rimorkio pas çka menjëherë ka nderuar jetë”, ka thënë zyrtarja e Policisë në Strumicë.