Tragjike! Ditëlindja kthehet në mortë/ 29-vjeçari therr me thikë ish-partneren dhe nënën e saj

16:47 16/10/20201min131
nena-696x407

Festa e 18-të e ditëlindjes së një nënë të re u kthye në një tragjedi kur ish-partneri i saj hyri në shtëpi me forcë dhe e therri me thikë, para se ajo të mundej të arratisej me vajzën e tyre 2-vjeçare.

Nathalia Saldanha vdiq së bashku me nënë e saj në një festë familjare të organizuar për të festuar ndarjen nga ish-partneri, i identifikuar në Brazil si Luis Felipe Correa de Oliveira.

Mësohet se adoleshentja shumë e dashur për të gjithë, u vra për vdekje nga 29-vjeçari pasi hyri me forcë në shtëpinë e tyre në Sao Paulo.

Dëshimtarët okularë thanë se nuk ia kishin idenë se si ai mundi të futej brenda, vetëm kur e panë që nisi ta godiste vajzën me thikë.

Raportohet se autori kishte qëllim të sulmonte Natalian dhe nënën e saj.

Të dyja vdiqën tragjikisht dhe babai i Natalisë mbeti i plagosur teksa u mundua t’i mbronte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto