Tragjike/ Babai vret të birin 11-vjeçar dhe më pas veten, ngjarjen e paralajmëron në Facebook

15:24 21/09/20202min128
babiii-1 (1)

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një apartament në Rivara, afër Torinos, ku babai 47-vjeçar ka vrarë djalin e tij 11-vjeçar me armë zjarri dhe më pas ka vrarë veten.

Mediat italiane dhanë detaje mbi identitetin e burrit, që quhej Claudio Baima Poma dhe ishte punonjës i një firme inxhinierie. Ai kishte bërë një postim në Facebook ku shkruante:

“Për të gjithë ata që e lexojnë këtë postim, unë kërkoj vetëm heshtje…Askush nuk mund të na ndajë. Ne po shkojmë në një udhëtim të gjatë. Andrea dhe babai i tij përgjithmonë së bashku”.

Nëna e djalit i kishte komentuar “Frikacak”. Çifti ishte ndarë 18 muaj më parë pas një martese 12 vjeçare.

“Ai më fajësoi mua për gjërat që nuk ishte i aftë t’i adresonte… Ata (babai dhe djali) ishin shumë të afërt. Në rastin më të keq, mendova se ai mund të më lëndonte mua, jo djalin tonë. Ai kishte menduar të kthehej tek unë këtë pasdite. Gjithçka dukej normale”,- tregoi gruaja.

Bëhet e ditur se burri vuante nga depresioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto