
Detaje të reja janë zbuluar lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur mbrëmjen e së dielës në tunelin e Elbasanit, ku humbën jetë 2 vajza, ndërsa dy të tjera ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Drejtuesi i mjetit tip Benz, Behar Pema, që dyshohet të jetë edhe shkaktari kryesor i aksidentit, në momentin e përplasjes ka qënë duke ecur me 160km/h.
Në përfundim të hetimeve, ekspertët kanë bërë me dije se Pema nuk ka frenuar, pasi në vendin e ngjarjes nuk ka pasur shenja frenimi.
Drejtimin jo të kujdesshëm të automjeti nga ana e Pemës, e ka konfirmuar gjatë dëshmisë për policinë edhe Nervida Garunja, e cila është shprehur se automjeti tip Benz, lëvizte nga një anë në tjetrën para se të ndodhte përplasja.
Behar Pema është arrestuar nga policia ku ka rezultuar në gjendje të dehur.
Aksidenti tragjik i mbrëmjes të së dielës i mori jetën dy vajzave, Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia.