
Një punonjësi i Policisë së Shtetit ka ndërruar jetë ditën e djeshme për shkak të koronavirusit. Bëhet fjalë për Ilir Nergutin, i cili ishte shtruar prej tre javësh në spital, pasi ishte infektuar me Covid-19.
Ditën e sotme, gjendja shëndetësore e Nergutit u rëndua duke bërë që punonjësi i Policisë së Shtetit të ndërrojë jetë. Covid-19 i kishte dëmtuar shumë mushkëritë.
Por, ky nuk është i vetmi person që Covid-19 mori nga familja Nerguti. Vetëm para dy javësh, Nerguti, humbi të atin nga koronavirusi, në moshën 82-vjeçare.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ndërruan jetë katër persona, ndërkohë që u infektuan edhe 132 të tjerë.