“Tortura të vazhdueshme fizike”, Paris Hilton zbulon të kaluarën e errët dhe lidhjet abuzive!

14:05 03/09/20203min145
GettyImages-1197840850-1

Paris Hilton duket se nuk ka pas çdo moment të jetës me ngjyrat rozë dhe plot shkëlqim, siç mendojnë të gjithë. 39 vjeçarja, ka zbuluar së fundmi disa detaje shumë tronditëse nga jeta e saj, të cilat datojnë që prej fëmijërisë. Paris ka zbuluar se ajo është dhunuar fizikisht që kur ishte e vogël në kolegj, nga stafi që supozohej të kujdesej për të.

Ky episode i jetës së saj, e ka bërë Paris të pranojë edhe dhunën fizike në 5 lidhje të mëtejshme të saj, pasi trauma e kaluar në fëmijëri ndikoi jashtmase në formimin e saj si një person i rritur.

“Nga momenti kur zgjohesha derisa shkoja në shtrat, ajo (punonjësja e koviktit) vetëm më bërtiste, më ofendonte. Stafi na thoshte gjëra të tmerrshme. Ata vazhdimisht më bënin të ndjehesha keq me veten dhe më ngacmonin. Ata ishin të dhunshëm, na godisnin dhe gati sa nuk na mbysnin. Kam kaluar marrëdhënie të shumta abuzive. Durova gjëra që askush nuk duhet t’i bënte.Ata të gjithë dukeshin si njerëz kaq të mirë dhe më pas do të shfaqnin fytyrat e vërteta. Ata nisnin të bëheshin xhelozë, ose përpiqeshin të më kontrollonin. Dhe më pas vinte një pikë ku ata do bëheshin abuzivë fizikisht, verbalisht dhe emocionalisht.Unë nuk e kuptoja dot se çfarë ishte dashuria ose marrëdhëniet.Mendoja se ata duke bërë veprime kaq të çmendura, ndoshta më dashuronin. Duke kthyer kokën pas, nuk mund të besoj si munda t’i lë njerëzit të më trajtonin në atë mënyrë,” është shprehur ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto