Tortura e emigrantëve shqiptarë / Reagon Ambasada në Athinë dhe publikon fotot: Ju vuani një ditë, por ne…

10:41 03/09/20201min52

Ambasada

Me anë të një njoftimi, Ambasada Shqiptare në Athinë u kërkon ndjesë shtetasve shqiptarë që presin në radhë për të marrë shërbime, ndërsa kërkon të bëhet durim deri në 15 tetor.

Reagimi i Ambasadës shqiptare në Athinë:

“Ora 21:30 – Të dashur bashkatdhetarë! Ju vuani një ditë, ne jemi të njëjtët dhe ju shërbejmë çdo ditë! Siç e shikoni po punojmë me orare të zgjatura që të arrijmë t’ju japim shërbimin që meritoni! Kini besim, nga 15 tetori 2020 çdo gjë do jetë siç e keni shpresuar! Kërkojmë thjesht mirëkuptim nga ata që do vijnë në ditët në vijim dhe të respektoni rregullat dhe oraret orientuese që kemi caktuar”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Shpesh në rrjetet sociale janë publikuar pamje nga ambientet e Ambasadës sonë në Athinë, ku qytetarët qëndrojnë në radhë për të marrë shërbime me orë të tëra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto