Tomini: Janë rritur shtrimet në dy spitalet, por jo mbyllje e dytë

21:54 14/10/20202min100
tomini-770x433-1

Shefja e epidemiologjisë në Institutit e Shëndetit Publik, Eugena Tomini, foli rreth masave të reja të miratuara nga qeveria, të cilat detyrojnë qytetarët të mbajnë maskë pasi në të kundërt do ndëshkohen me gjobë.

“Që nga dita e nesërme çdo anëtar i popullatës do të mbajë maskë nga 11 vjeç e sipër. Ky vendim u mor nga anëtarët e Komitetit të Ekspertëve. Askush nuk e di përballjen se si do të jetë qarkullimi i covid-it. Ka një tendenca në rritje e rasteve pozitive, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon dhe Evropë. Në dy spitalet Covid-1 dhe Cocid-2 kemi në një trend në rritje. Janë disa ndërhyrja që janë bërë si masa parandaluese”, tha ajo.

Ajo theksoi më tej se maska duhet të kthehet si një element higjienik, ku secili qytetar duhet ta mbajë pastër dhe të kujdeset për ruajtjen e shëndetit, teksa përjashtoi mundësinë e një mbylljeje të dytë për shkak të Covid-19.

Unë shpresoj dhe e kam bindjen e plotë se nuk jemi për një mbyllje të dytë, në bazë të të dhënave për të përballuar kapacitetet”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto