“Tmerri i Ramës është Monika”- Kryemadhi: Basha do jetë kryeministër i vendit, ja pikat e panegociueshme të LSI

23:02 09/09/20205min74
monika

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin ‘Open’, ripërsëriti dhe një herë se forca që ajo drejton, nuk synon postin e kryeministrit dhe tha se Lulzim Basha do të jetë kryeministri i vendit.

pjimage (58)

Por megjithatë, Kryemadhi renditi disa nga pikat të cilat sipas saj janë të panegociueshme për partinë që ajo drejton.

Rama për mua përballë është lojë, për mua tmerr është ikja e të rinjve e të rejave nga Shqipëria, nuk është tmerr për mua standarti, nuk është tmerr për mua gara jo vetëm me Edi Ramën, por me këdo të dojë Edi Rama dhe gjithë çfarë ka sepse e ka parë Edi Rama dhe shumë të tjerë të përballen me Monika Kryemadhin. Tmerri im është largimi i shqiptarëve, tmerri i Edi Ramës është Monika.

Po iu kam thënë dhe ju këtu dhe iu kam thënë të gjithëve që zoti Lulzim Basha do të jetë kryeministri i ardhshëm, unë nuk kam frikë nga Edi Rama. Ndërsa përsa i përket programit të LSI po iu bëj të qartë që duke u marrë më çështje teknike dhe gjëra të tjera ne harrojmë të flasim për njerëzit.

LSI është shumë e qartë, 1 në sistem arsimor, për Lëvizjen Socialiste për Integrim është e panegociueshme po iua them punësimi i të rinjve, është i panegociueshëm kthimi i të rinjve shqiptarë në shqipëri është i panegociueshëm dhe shqipëria shtëpia e shqipëtarëve është e panegociueshme“, tha Kryemadhi.

Kryemadhi ka folur mbi deklaratën e Ministrisë së Transporteve në lidhje me arbitrazhin e humbur për rrugën Tiranë-Elbasan. Kryemadhi tha se ish-ministri Edmond Haxhinasto dhe ish-drejtori i Rrugëve, Dashamir Xhika nuk kanë firmosur për këtë rast. Madje, Kryemadhi sfidoi ministren Balluku që të publikojë në Haxhinasto dhe Xhika kanë firmosur.

“Ne kur të vijmë në pushtet do të heqim të gjitha koncesionet e oligarkëve. Se mos bëhet si arbitrazhi, si rruga Elbasan–Tiranë?  A mos ka vajtur vetë në arbitrazh qeveria që të ndajë paratë me firmën? Këtë na e thoni ju… Ju duhet ta investigoni sepse jeni gazetarë. A keni një përgjigje për deklaratën e ministres Balluku? Të më tregojë firmën Belinda Balluku të Dashamir Xhikës apo të Edmond Haxhinastos për këto dy amendime që ka humbur në arbitrazh.

Kush ka firmosur?

Ka firmosur Afrim Qëndro dhe ka vajtur në arbitrazh për shkak të Arben Ahmetajt sepse nuk kanë bërë rimbursimin e TVSH-së dhe shpronësimet e rrugës.

Dash Xhikën e mbajtën në burg 9 muaj për çështjen e rrugës së Elbasanit. Dhe e di pse e mbajtën në burg? Se skam folur ndonjëherë, po e flas. Sepse kërkuan 35 milionë euro për rrugën, dhe nuk kërkuan 70 milionë euro, sepse donin t’i vidhnin. Sot, merrini shikojeni pse kanë shkuar në arbitrazh. Kanë shkuar në arbitrazh sepse duan të vjedhin bashkë me firmën, t’i ndajnë bashkë me firmën paratë’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *