Tmerr/ Masakrohet me thikë nga i shoqi atletja e njohur nga Kenia

14:31 14/10/20211min70
_121058907_agnesjebettiropdeathworldrecordholderkenyanrunneragnestirophusbandbesuspect

Agnes Tirop, atletja që ka fituar dy herë medaljen e bronztë të Kampionatit Botëror është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Kenia.

Ajo dyshohet se është masakruar me thikë nga i shoqi.

Atletja 25-vjeçare e kishte fituar medaljen e bronztë në Kampionatet e Botës më 2017 dhe 2019 në 10.000 metra.

Kryetari i Atletikës së Kenisë në rajonin e Najrobit, Barnaba Korir, e konfirmoi lajmin tragjik.

 

“Tirop u gjend e vdekur në shtëpinë e vet në Iten, dyshohet se është therur nga bashkëshorti i vet. Ne ende jemi duke punuar për të zbuluar më shumë hollësi rreth vrasjes së saj”, ka thënë Komiteti i Atletikës në Kenia.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *