Tjetër drejtim në hetimet për vrasjen e Eglantina Bucit, i vëllai: Nuk e bëra unë, i penduari të tregojë vrasësit e vërtetë

13:12 10/09/20202min102
buci

Ngjarja e cila ka tronditur opinion publik, ku i vëllai dhe babai akuzohen për vrasjen 23-vjeçares Eglantina Buci duket se do të marrë një tjetër rrjedhë.

Faik dhe Shkëlzen Buci kanë mohuar fillimisht përfshirjen në këtë ngjarje, madje i ati, Faiku është shprehur se Eglantina jeton  ende dhe bën prostitutën.

Të njëjtën linjë deklarimesh ka ndjekur edhe i biri, por dëshmia e “të penduarit të drejtësisë” ka bërë që gjykata të vendosë të lërë në burg autorët.

Por edhe pse është shprehur se nuk është i përfshirë në këtë ngjarje, Shkëlzen Buci në një në rrëfim për emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News 24, mësohet se ka thënë se nuk është ai personi që vrau Eglantinën.

 “Nuk e kam vrarë unë Eglantinën. i penduari të tregojë vrasësit e vërtetë”,-është shprehur Shkëlzen Buci

“I penduari i drejtësisë” që sipas të gjitha zhvillimeve dhe dëshmive ka qënë prezent në momentin e vrasjes së Eglantina Bucit, gjatë një seance gjyqësore ka bëre fajtor Shkëlzenin si autor të vrasjes, ndërsa babin, Faikun, si bashkëpunëtor.

Eshtrat e Eglantina Bucit u gjetën disa vite më parë në Malin me Gropa, por vetëm në fillimit të këtij muaji u bë e mundur të vërtetohej përmes analizave të ADN, se eshtrat i përkasin 23 vjeçares.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto