Tiranë/ Parandalohet ngjarja e rëndë i riu dhunon gruan, kapet me kallash në banesë

13:04 05/11/20201min71

Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një rasti të dhunës në familje, ndërkohë në pranga ra një 30-vjeçar.

Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet R. E., ndërsa atij gjatë kontrollit policor iu gjet një kallashnikov me një krehër me fishekë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Asdreni”, një 30-vjeçar kishte konflikt me bashkëshorten dhe mbante armë zjarri në ambientet e banesës së tyre, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë duke parandaluar përshkallëzimin e dhunës në familje.
Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë banesë u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, me një krehër me 22 fishekë. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. E., 30 vjeç dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto