Tiranë/ Aksident, motori humb kontrollin dhe përplaset me bordurën, drejtuesi dërgohet në spital

20:23 10/11/20201min69
7841a42bd5feae7a977e72df91429223_L-394x280

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ”Sokrat Miho” në Tiranë. Një 33-vjeçar duke drejtuar motorin ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën në anë të rrugës.

Ai është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacion paraprak

Në datën 10.11.2020, rreth orës 19:35, në rrugën “Sokrat Miho”, shtetasi A.K., 33 vjeç, ka humbur kontrollin e motorit dhe është përplasur me një bordurë anash rrugës.

Për pasojë ai është dëmtuar dhe është dërguar menjeherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *