Tirana-Crvena Zvezda / Kosta Grillos nuk i mjafton largimi nga puna, shpreh hapur se do të bëjë tifo për serbët

15:13 21/08/20202min34

grillo-crvena

Komentatori shqiptar i sportit, Kosta Grillo, i cili humbi vendin e punës dy vjet më parë për shkak të simpatisë së shprehur haptazi për kombëtaren serbe në Kupën e Botës, ka folur edhe për ndjeshjen e ardhshme mes Tiranës dhe Yllit të Kuq.

Grillo deklaroi se ata ende nuk po flasin për Zvezdën në Tiranë, sepse ata ende po festojnë triumfin kundër Dinamos së Tbilisit.

“Unë mendoj se Ylli u Kuq do të flitet nga sot në Shqipëri. Mediat sportive nuk po merren me të për momentin. Vetëm trajneri I Tiranës, Emanuel Egbo komentoi për ndjeshjen duke thënë se Zoti është me ta”, tha Grillo për ‘Novostin’.

Grillo nuk e ka fshehur ndërkohë faktin se është një tifoz i madh i Yllit të Kuq dhe thekson se nuk do të jetë e lehtë se kë do të mbështesë në Tiranë.

“Unë e dua Dule Saviçin dhe kjo është arsyeja pse unë e mbështes Zvezdan. Brezi im në Shqipëri donte të shikonte futboll, basketball apo volejboll kur luanin ekipe nga ish-Jugosllavia”, tha Grillo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto