‘Ti mos e qeth e mos e rruaj se…’ / Rama përplaset me komentuesin në Facebook

20:53 09/09/20202min44

Screenshot_1

Kryeministri Rama publikoi pasditen e sotme në profilin e tij në Facebook projektin e shkollës “Shaqe Mazreku” në qytetin e Durrësit, gjë që ka shkaktuar edhe reagime të shumta nga komentuesit e kreut të qeverisë në rrjetet sociale.

“Fëmijët dhe mësuesit e nëntëvjeçares “Shaqe Mazreku” në Durrës, do të rikthehen së shpejti në oborrin e tyre, ku në vend të ngrehinës së vjetër e të amortizuar, ndërtuar qysh prej gushtit të vitit 1937, do të gjejnë një mjedis shkollor si në çdo vend të Evropës”, shkruan Rama në Facebook duke bërë që mjaft komentues t’i kthehen me ironi.

Njëri prej tyre, i shkroi Kryeministrit se fotot e shkollës ishin “fasadë si vetë Rilindja” duke bërë që Rama t’i përgjigjet gjithashtu me ironi.

Dialogu mes Ramës dhe komentuesit:

Qytetari: Fasadë, si vetë Rilindja!”

Rama: Po pra, ishte shume e bukur sic ishte dhe ti mos u krih hic e as mos u qeth e mos u rruaj kurre, se fasade eshte, s’ke ce do:-)

Qytetari: Po ti njehere na meson si te lajme duart, njehere si te rruhemi. Ndonje keshille me te hajrit se kaq a ke o burre? Te tipit si merren tendera pa qene burri i ministres, kunati i deputetit, baxhanaku i kryetarit te bashkise etj…

SHKOLLA E PARË DREJT PËRFUNDIMIT në një album nga ëndrra 3D në realizim, pa harruar gërmadhat mbi të cilat po rilind, më…

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 9. September 2020

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto