“Thurja”, parti pa kryetar/Pano Soko: Mos prisni “Princin e Kaltër”

16:11 07/09/20203min77

panajot-soko

Nisma Thurje informoi para pak ditësh se në shtator do të nisë një diskutim për mënyrat se si duhet të qeveriset vendi dhe për këtë arsye do të mbledhë idetë e qytetarëve për organizimin e ri politik.

Kjo lëvizje ka hedhur hapat për krijimin e një partie të re, por a do të ndjekë partitë tradicionale Nisma “Thurje” ?

Aktivisti i kësaj nisme Pano Soko i ftuar në një intervistë për Ora Neës thotë se do të jetë risi do të jetë një parti pa kryetar.

“Ne nuk do të jemi një parti tradicionale ku një individ do të jetë kryetari, sepse ne luftuam kryetarokracinë. Ne nuk do të kemi kryetar. Do të jemi pa kryetar.  Ne nuk është se lindëm sot. Në tregun parapolitik kemi qenë pa kryetar dhe kështu do të vazhdojmë. Me policentrum, dmth disa qendra që kontrollojnë njëra tjetrën dhe krijojnë harmoninë e kolegjialitetit. Vendimet do të merren kolegjialisht, nga një grup drejtuesish të cilëtdo të përzgjidhen nga vota e popullit. Kushdo që merr votë populli do të jetë drejtues të strukturës dhe nuk do të kemi një kryetar të mirëfilltë.

Hapjen e listave e quan një sukses dhe nënvizon ndryshimin e mekanizmave.

“Edhe sikur Nisma “Thurje” të mos arrijë të fitojë politikisht përfaqësues në parlament jemi krenarë që kemi bërë këtë. Përmes hapjes së listave kemi mundësi të dobësojmë të gjithë pushtetet. Të kemi një kryeministër të dobët dhe një mazhorancë të dobët.

Duhen ndërtuar mekanizmat që rrëzojnë qeverinë. Në këtë stad duhet të ndërrohen qeveritë pa problem fare. Nuk jemi ne Gjermania që të mbajmë qeverinë 16 vite. Zhvillimi bëhet kur pushteti rrëzohet, pushteti është I dobët por shteti është I fortë.

Duhet të kuptojmë se ndryshimi vjen jo nga princi i kaltër por se ndërtojmë mekanizma për të ndryshuar.  Nëse ne presim Princin e kaltër, ai mund të mos vijë asnjëherë, por nëse ne ndërtojmë mekanizmat atëherë janë ato që e ndryshojnë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *