“Thuajuni shokëve që s’ka virus që ju ndalon të ndryshoni realitetin monstruoz”, Monika Kryemadhi nuk përmbahet teksa iu drejtohet të rinjve të LSI-së

12:29 24/10/20203min85
monika kryemadhi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka mbledhur sot në një takim në sheshin ‘Nënë Tereza’ të rinjtë e Tiranës, të cilët u shfaqën pa masa duke shkelur masat e marra në kuadër të luftës kundër COVID-19.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi iu drejtua të rinjve duke iu thënë se prania e tyre në këtë takim ishte një mesazh për shokët e tyre se “nuk ka virus që e ndal rininë shqiptare”.

“Sot në këtë ditë u përgjigjeni shokëve tuaj, për të qenë pjesë e këtij aktiviteti dhe për të bërë prezent se nuk ka virus që e ndalon rininë shqiptare për të ndryshuar këtë realitet monstruoz që ka marrë peng të ardhmen tuaj”, tha Kryemadhi.

Më tej, kryetarja e LSI tha se vetë kjo parti është krijuar nga të rinjtë eurosocialistë 16 vite më parë.

“Dua ti them çdo politikani që po i takove të rinjtë, po bisedove me ta, po nuk i gënjeve, po i deshe siç do fëmijët e tu, të rinjtë e Shqipërisë janë me ty. LSI është partia që lufton për ta,  që punon për të rinjtë, jeton për të rinjtë, është partia e të rinjve dhe të rejave. Në 16 vjet histori LSI u krijua nga të rinjtë eruosocialistë shqiptarë, u rrit me ta, krijoi LRI, e cila krijoi breza të tërë që sot janë drejtues të LSI”, u shpreh Kryemadhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto