“Thuaj peng i kujt je…”/ Sqarimi i Presidencës: Ja kujt i referohet deklarata

15:18 19/10/20201min131
Meta-Blushi-3-675x450-1-675x433-1

“Thuaj popullit tënd që jam peng e vazhdo punën tënde se këtë popull e këtë vend nuk e merr askush peng më nën këtë qiell e mbi këtë tokë”-kështu u shpreh këtë të hënë Presidenti Ilir Meta në konferencën me gazetarët, pasi u pyet për deklaratën e djeshme të kreut të PD-së, nëse Meta ka ka marrë rolin e kreut të opozitës.

Pak minuta më pas, zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi ka sqaruar në rrejtin social FB, se deklarata i referohej Kryeministrit Rama dhe jo kreut të PD

‘Një sqarim për të gjithë kolegët e nderuar gazetarë: Referenca për ‘pengun’ i adresohet direkt Kryeministrit ende në detyrë që duhet të heqë urgjentisht dorë nga pengmarrja e së ardhmes europiane të Shqipërisë!

Kjo është e qartë!’, shkruan Tedi Blushi në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto