Ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi i cili u arrestua nga SPAK dhe është lënë arrest me burg, ka paditur përmes avokatit të tij, televizionin publik për shkarkimin e tij nga detyra.

Avokati i tij, Dorjan Matlija ja kërkuar anulimin e shkarkimit të Gëllçit pasi pretendon se RTSH se nuk ka hapur garën për drejtues pas shkarkimit të Gëllçit nga detyra ndaj dhe duhet dëmshpërblyer me 5 paga.

“Të anulohet vendimi për shkarkimin e tij nga detyra. Gjykata të vendosë që t’i jepen 5 paga që nga shkarkimi,” – theksoi avokati Matlija në seancën e sotme në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Bashkë me të, para trupës gjykuese të GJKKO kanë dalë edhe tre të arrestuarit, të cilët akuzohen bashkë me Gëllçin për abuzimin me tendera.

Ish-drejtorin e RTSH-së Thoma Gëllçi akuzohet për një tender me vlerë mbi 86 milionë Lekë për blerje të pajisjeve për kanalin “RTSH Agro”.