Thirrja e ndjerë e mjekes / Naftëtarët në ditën e dhjetë të grevës së urisë, rëndohet gjendja e tyre shëndetësore

10:22 07/10/20201min117
unnamed (5)

Naftëtarët e Ballshit po vijojnë prej 10 ditësh tashmë grevën e tyre të urisë në pritje për të marrë një zgjidhje për pagat si edhe për rifillimin e punës.

Mësohet se 3 prej grevistëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkohë në lidhje me këtë situatë të krijuar mjekja e spitalit të Ballshit ka paralajmëruar që naftëtarët që janë në grevë urie, ose të dalin nga greva ose të shkojnë në spital.

Nga ana tjetër ata janë shprehur se nuk do të heqin dorë nga greva e urisë.

Ndërkohë, të gjithë naftëtarët e tjerë janë shprehur të gatshëm për të zëvendësuar kolegët e tyre në çfarëdo lloj situate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto