Thiago Silva niset për teste mjekësore te Chelsea

12:24 26/08/20201min83
Thiago-Silva-Chelsea-transfer-news-PSG-1326598-780x439

Thiago Silva është gjithnjë e më afër kalimit te Chelsea.

Mbrojtësi brazilian u largua nga Paris Saint-Germain si lojtar i lirë, pas finales së Ligës së Kampionëve.

Edhe pse skuadra franceze tentoi të bind atë me një kontratë të re, duket se The Blues e kanë bindur atë që të kalojë në Stamford Bridge.

Sipas asaj që raporton Sky Sport, Silva është nisur në drejtim të Londrës për t’i kompletuar testet mjekësore te Chelsea.

Mbrojtësi qendror do t’i kompletojë testet mjekësore të enjten e kësaj jave, derisa të premten mund të prezantohet së bashku me Ben Chilwellin e Leicesterit dhe Kai Havertzin e Bayer Leverkusenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto