Thellohet tragjedia e Durrësit/ Pas mbytjes në det të babait, ndërron jetë edhe e bija 9 vjeçe

20:30 26/08/20201min89
durres-5-696x522

Një tragjedi ka ndodhur këtë pasdite në Durrës, ku pas mbytjes në det të babait nuk ia ka dalë dot në spital as e bija 9-vjeçare.

Vajza e vogël u dërgua në spital por aty ka ndërruar jetë.

Sipas policisë, ishte fillimisht e bija 9- vjeçare që kërkoi ndihmë pasi po mbytej prej dallgëve, i ati i saj pasi e pa, u fut në det për ta shpëtuar por ai u mbyt i pari.

9- vjeçarja u dërgua në spitalin e Durrësit por rezistoi vetëm disa minuta. Ka pasur disa raste mbytjesh këtë verë në Durrës, por kjo është e para ku mbyten 2 njëkohësisht, aq më tepër babë e vajzë.

Njoftimi nga policia

Në lidhje me informacionin e më sipërm ku humbi jetën duke u larë në det shtetasi Dh.B.,44 vjeç, ju bëjmë me dije se ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës edhe shtetasja e mitur M.B., 9 vjeçe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto