Thellohen përplasjet/ “4 vila nga oligarkë, dy në Lalëz dhe dy në kompleksin Rolling Hills”, çfarë do të ndodhë të hënën? Basha paralajmëron Veliajn

14:31 17/10/20202min145
-800-0-b0eda9ad0a023da23772903b7e954da2

Kreu i Partisë Demokratike i është përgjigjur akuzave të bëra nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Basha tha se kryebashkiaku shpif dhe se ditën e hënë do të dorëzojë në prokurori padinë e tretë për Veliajn.

Për të tre gënjeshtrat e vemjes që bën për të hequr vëmendjen nga afera ku është kapur ai dhe shefi i tij, është dorëzuar padi penale në prokurori. Si për gënjeshtrën për vilat dhe si për gënjeshtrën për makiënë, është dorëzuar padia. Dhe ju infoermoj se të hënën do dorëzohet padia për shpifje për inceneratorët”,-tha kreu i PD.

Kryebashkiaku Veliaj ka deklaruar se Basha ka marrë 4 vila nga oligarkë, dy në Lalëz dhe dy në kompleksin Rolling Hills në periferi të Tiranës. Po ashtu, ai i kërkoi sot SPAK që të hetojnë Bashën dhe kunatine tij pasi iu vendosin gjoba bizneseve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto