Thaçi e Krasniqi nesër dalin para prokurorëve të Speciales në Hagë

23:31 08/11/20203min68
thaci-krasniqi-780x439-650x358

Gjykata Speciale ka njoftuar se më 9 nëntor në orën 15:00, do të mbahet paraqitja e parë e Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqin në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.

Aktakuza kundër Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit u konfirmuan më 26 tetor 2020, ndërkaq për Krasniqin u bë publike më 5 nëntor.

Thaçi u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.

Gjykata Speciale ka publikuar aktakuzën në gjuhën shqipe.

“Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (‘Ligji’), akuzon: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin për krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, të ndëshkueshme në bazë të neneve 13 dhe 16(1) të Ligjit dhe krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare, të ndëshkueshme në bazë të neneve 14 dhe 16 (1) të Ligjit, sikurse shtjellohet në vijim”, thuhet në aktakuzë.

Paraqitja e parë e Thaçit e Krasniqit do të mbahet në seancë publike.

Gjatë paraqitjes së parë, gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarve, ndër të cilat e drejta për përfaqësim ligjor dhe që të akuzuarit të kuptojnë akuzat kundër tyre.

Paraqitja e parë mund të përcillet përmes transmetimit në Internet.

Gjithashtu, seanca mund të përcillet edhe nga galeria publike e sallës së gjyqit në ndërtesën e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Po ashtu, DHSK-ja ka edhe një qendër të posaçme për median në ndërtesën e vet në të cilën gazetarët mund të punojnë dhe të përcjellin seancat me një vonesë të shkurtër.

Ndryshe, me 5 nëntor në një konferencë për media, Thaçi bëri të ditur edhe për dorëheqjen e tij nga posti i presidentit pasi siç u shpreh ai “s’do të lejojë në asnjë rrethanë që para gjyqit të dalë presidenti prandaj për të mbrojtur integritetin e Presidencës së Kosovës dhe shtetit të Kosovës, unë sot jam dorëheqje nga pozita e Presidentit të Kosovës”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto