Testimet “kercejne” si me urdher!?

09:13 19/08/20202min146
shehu-tritan

Dje raportohet per 932 teste PCR ne vend nga te cilet 155 pozitive, pra me nje pozitivitet reth 18 %!!!!!
Kjo ndodhi vetem 12 ore mbasi ne ngritem problemin e vetem 501 testeve te henen, shifer kjo e konstatuar me pak variacione ne vazhdim prej javesh e me nje pozitivitet shume te larte qe gjithmone ka variuar 22-24%, gje qe na detyroi te shprehemi se keshtu nuk kemi te bejme me testim te vertete e konkluzione reale prej tij.
Cuditerisht menjehere ritet numri i testeve e ulet ndjeshem perqindja e pozitivitetit te tyre.
Mua me vjen mire qe Ministria reagoi kaq shpejt “pozitivisht”, por nuk mund te mos pyes:
—Kur e kishit kaq te lehte te shtonit testet me reth 45% pse nuk e bete me pare, por menjehere mbas kritikes?
—Si e shpjegoni renien e pozitivitetit ne 24 ore prej 24% ne 18%, cfare ndryshoi ne metodiken tuaj pervec rritjes se numrit te testeve?
Mos valle keni llogaritur edhe testet e bera tek jo publiku pa indikacione mjekesore por administrative, sic i cilesoni ju!’
Ne fakt e gjithe kjo me duket shume artificiale e me kujton ate “kurbe” te cuditeshme te muajve shkurt-maj, qe ndryshonte me disa here nga dita ne dite sikur dikush e “levizte me nje cels poshte tavolines”.
Sidoqofte jeni akoma larg numrit minimal te testimeve publike prej 2500 ne dite, qe kerkon gjendja jone epidemiologjike, mos haroni as serologjiket!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto