Tërbohen median në serbi, fatin e Tiranës e quajnë skandal

16:43 02/09/20201min139
foto_2_2_skoll_1653991037

Në Serbi e konsiderojnë skandal kualifikimin e Tiranës në fazën “play off” të Europa League. “Alo”, “Mondo”, por edhe të gjitha mediat e tjera e kanë konsideruar si turp që skuadra, të cilën e eliminoi Zvezda, të shkojë në “play off”-in e Europa Leagues.Serbët mendojnë se kjo nuk është e drejtë dhe akuzojnë UEFA-n për makinacione pro Tiranës. Një fantazi më vete, sepse skuadra bardheblu si dhe Ludogoretsi u kualifikuan nga fati dhe nuk ka asnjë prapaskenë.
ALO RS
Faksimile e artikullit të “Alo” për kalimin e Tiranës në fazën “play-off” të Ligës së Europës
Gjithsesi, në Serbi e gjejnë gjithmonë diçka jashtë imagjinatës. Kujtojmë që Tirana u kualifikua në “play off”-in e Europa Leagues, duke iu falur shortit të fatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto