Tentoi të kalojë nga Kukësi 6 emigrantë, arrestohet 19-vjeçari

11:21 08/10/20202min110
download (64)

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 19-vjeçar për kalim të paligjshëm dhe ndihmë të shtetasve të huaj përkundrejt fitimit.

19-vjeçari po tentonte të kalonte drejt Kukësit 6 emigrantë të paligjshëm, duke iu premtuar se do t’i kalonte jashtë vendit kundrejt parave.

Njoftimi:

Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Tiranë godasin një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Transportonte 6 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 19-vjeçari, si dhe shpallet në kërkim një shtetas tjetër.

Sekuestrohet një automjet dhe disa aparate celular.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, drejt vendeve të BE-së, specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Tiranë kanë goditur një tjetër rast. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

  1. M., 19 vjeç, banues në Kukës.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në Laprakë, duke transportuar në drejtim të Kukësit, 6 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit monetar, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi E. S., i cili dyshohet se është i implikuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe disa aparate celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto