“Ka ardhur koha të riforcojmë forcat tona të armatosura (…) Bëhet fjalë për një program të rëndësishëm që do të formojë një mburojë kombëtare”, deklaroi kryeministri grek në një fjalim në Selanik, në veri të Greqisë.

Ai theksoi se ky program do të mundësojë krijimin e mijëra vendeve pune.

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushoglu, theksoi dje se vendi i tij priste që Bashkimi Europian të vepronte si një “ndërmjetës i ndershëm” në rajonin e Mesdheut Lindor.

Greqia ka kontestuar eksplorimin e tanishëm energjetik të Turqisë në Mesdheun Lindor, duke u përpjekur të bllokojë territorin detar turk bazuar në ishuj të vegjël pranë bregdetit turk. /ATSH/