Tensionet për Detin mes Athinës dhe Ankarasë/Alarmohen mediat greke: Çfarë kërkon Edi Rama në Turqi?

12:14 12/09/20202min140

edi rama me erdoan

Kryeministri shqiptar Edi Rama u nis të premten për një vizitë në Turqi ku do të zhvillojë edhe një takim me presidentin Rexhep Tajip Erdogan, ndërsa javën e ardhshme do të zbarkojë në zyrën e kryeministrit grek Kyriakos Mitsokis.

Por mediat greke kanë ngritur pikëpyetje mbi vizitën e Ramës në Turqi, duke theksuar se kryeministri viziton Ankaranë në një kohë kur marrëdhëniet midis Greqisë dhe Turqisë të tensionuara si dhe kur Greqia synon zgjerimin e saj të ujërave territoriale në 12 milje ndaj Shqipërisë në detin Jon, shkruan TaNea.

Çështja e Detit merr një hov të ri zhvillimi dhe një rëndësi të veçantë pasi Kryeministri shqiptar do të vizitojë Athinën në 15 dhe 16 Shtator, ku do të pritet në një takim nga homologu i tij grek Kyriakos Mitsotakis dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikos Dendias.

Axhenda e ngjeshur e kryeministrit Rama nuk dihet ende, por është e sigurt se ai pritet të takohet me kryeministrin Grek dhe kreun e diplomacisë greke.

Vizita Ramës në Athinë vjen edhe në statusin e tij si kreu i OSBE ku Shqipëria mban presidencën e radhës të Organizatës për vitin 2020, dhe do të marrë pjesë në një konferencë të organizuar nga Economist në Athinë me titull “Tryeza e 24-të me qeverinë e Greqisë” sfidat në rajon për zhvillimin dhe forcimin e tregtisë dhe investimeve, si dhe integrimin evropian./Përshtati nga TaNea

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto