Tensionet në Mesdheun Lindor/ Turqia njofton stërvitje të përbashkët ushtarake me Qipron Veriore

12:27 05/09/20202min107
qipro,turqi

Stërvitja, e quajtur “Kapiteni dëshmor Cengiz Topel Stuhia Mesdhetare 2020”, do të zgjasë për pesë ditë, 6-10 Shtator, thuhet në deklaratë.

“Qëllimi i stërvitjes, i cili është planifikuar çdo vit, është të zhvillojë trajnimin e ndërsjellë, bashkëpunimin dhe ndërveprimin midis Komandës së Forcave të Paqes Turke të Qipros dhe Komandës së Forcave të Sigurisë të Qipros Veriore të Republikës Turke,” shtoi ministria.

Ushtrimet do të mbahen me pjesëmarrjen e forcave tokësore, ajrore dhe detare.

Tensionet kanë ardhur duke u rritur për javë të tëra në Mesdheun Lindor ndërsa Turqia dhe Greqia kanë kryer manovra ushtarake në zonë.

Greqia kundërshton eksplorimin aktual Turqisë në Mesdheun Lindor për burime nafte dhe gazi.

Turqia, nga ana tjetër, është e vendosur në deklarimin se Ankaraja dhe Republika Turke e Qipros Veriore kanë të drejta në rajon.

Të dy vendet u kanë bërë thirrje aleatëve të tyre për mbështetje, duke i kërkuar bashkësisë ndërkombëtare të ndërmjetësojë mes tyre.

NATO u angazhua të ndërmjetësojë dialogun mes dy vendeve, por Greqia ka kërkuar që Turqia të largojë anijet e saj nga zona dhe pastaj të ulen në tryezën e bisedimeve, kërkesë e cila nuk është aprovuar nga Turqia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto