Tensionet në Mesdheun Lindor, Greqia: Turqia të tërhiqet, ose do të ketë sanksione

14:25 03/09/20202min85
russia-fleet-stolos-arthro1-870x418-1

Përshkallëzimi praktik, ose sanksione, është zgjedhja e vetme e Turqisë.

Ka qënë kjo kryefjala e deklaratës të zëdhënësit të qeverisë greke Stelios Petsas që i referohet pikërisht lojës së nervave me Turqinë në detin Egje.

Petsas kërcënon se BE do vendos sanksione ndaj Turqisë, duke e konsideruar këtë të fundit si faktor destabiliteti në rajon.

“Nëse Turqia nuk vepron në kuadër të uljes së tensioneve, miqtë tanë europianë kanë listuar tashmë një numër sanksionesh të cilat mund t’i aktivizojnë menjëherë.

Greqia në mënyrë metodike dhe në vazhdimësi konsolidon besimin në të gjithë botën se është një faktor paqeje dhe stabiliteti në të gjithë Evropën Juglindore dhe Mesdheun Lindor” tha Petsas, teksa duke iu referuar deklaratave të Erdogan mbi dialogun, u shprehsh se në mënyrë që të interpretohen saktë shenjat, duhet të ketë dialog dhe qëndrueshmëri, në mënyrë që të nxirren përfundimet e duhura.

“Turqia nganjëherë merr vendime destabilizuese duke u bërë faktor paqëndrueshmërie në rajonin tonë më të gjerë, herë me memorandumin e paligjshëm të Gjirit Turk, herë me veprimtari të paligjshme në Mesdheun Lindor, herë me NAVTEX të paligjshëm të njëpasnjëshëm dhe herë me retorikën provokuese të udhëheqjes së saj” është shprehur Petsas

Sëfundmi, Franca ka dërguar në Egjeun Lindor aeroplanmbajtësen “Charles de Gaulle” duke u radhitur në krah të Greqisë, ndërsa Turqia njoftoi se në zonën ku ndodhet anija Oruç Reis do të kryejë stërvitje me zjarr të vërtetë me flotën ruse

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto